Avokatja Adriana Kalaja, njoftoi lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar nga Piolicia e Tiranës, pas protestës kombëtare të 23 dhjetorit në 5 nyjet kyçe të Tiranës.
Sipas Kalasë, Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme, ndalimet e prodtestuesve, duke i kërkuar organit të akuzës, që të dokumentojë nëse ka pasur veprime të dhunshme nga ana e të ndaluarve në protestë dhe kush i nisi këto veprime.
Për avokaten Kalaja, është e shkuar koha, kur protestuesit braktiseshin në dyert e komisariateve dhe të qelive, duke dhënë garancinë se PD do të jetë në krah të tyre, pavarësisht reprezaljes së Policisë, e cila është nën urdhërat politikë të mazhorancës në pushtet.
“Protesta jo vetëm që ishte e ligjshme, Gjykata e Tiranës e quajti të paligjshëm masën e ndalimit të protestuesit. Pamë një kakofoni, mbivendosje në raport me ligjin për tubimet, mendoj se gjykata e Tiranës u tregua në lartësinë e detyrës, duek kërkuar nga akuza nëse ka pasur veprime të dhunshme nga të ndaluarit dhe kush i ka nisur veprimet e dhunshme.
PD tregoi se është në krah të protestuesit, ka ikur koha që i harrojmë protestuesit në dyert e komisariateve dhe qelive. Qytetarët të na bashkohen në protestat tona të radhës, asnjë reprazalje policore s’mund të na ndalin ndaj ligjit e kushtetutës. Ndalimet e Policisë për protestuesit janë bërë me urdhër politik.
Ne vazhdojmë ta kemi jo vetëm Policinë e Shtetit nën urdhëra politike, por edhe segmente të caktuara të organit të akuzës. Këto janë veprime që të intimidojnë pjesëmarrësit në protestat e radhës. Të gjithë të ndaluarit në mënyrë të paligjshme nga Policia, veçse do konsiderohen nesër si të përsekutuarit e regjimit”, tha Kalaja.