Lirohen 7 protestuesit e arrestuar pas protestës së 23 dhjetorit

Gjykata ka bvendosur të lirojë  7 protestuesit e arrestuar për bllokimin e rrugëve.

Qytetarët ishin ndaluar nga policia gjatë mosbindjes civile të 23 dhjetorit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u bllokua qarkullimi i makinave në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit.

Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e tyre.

Për Romarjo Billën gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin.

Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim te punonjësve të policisë.

About Redaksia

Check Also

Dyshohet se porositi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, arrestohet shqiptari në Abu Dhabi

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 38-vjeçari shqiptar Altin Simoni, i cili u …