Alizoti: Shqipëria ka kaluar në rang karteli nga politika e Ramës!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në studion e “Çdokënd” me Merita Haklajn, deklaroi se politika shqiptare përfshin bandat kriminale në politikë, për të cenuar procesin demokratik.

“Pse duhet të merret me bandat një drejtues qarku? Nuk është as shef policie, as i kriminalistikës, drejtuesi politik bën politikë. Bandat i ndjen votuesi, sepse mua kurrë nuk më kanë trembur njerëzit e krimit. Janë njerëz të dobët që ndjekin interesin. Ata janë thjesht njerëz që duan të grabisin dhe për mua nuk ekzistojnë. Është policia dhe drejtësia problemi këtu. Shqipëria ka kaluar në rang karteli nga politika e Ramës”, deklaroi Alizoti.

“Të gjitha grupet e organizuara në Shqipëri janë në shërbim të politikës dhe ky është thelbi i kësaj krize ku jemi ne. Paratë e kokainës ia japin pushtetit për vota, pushteti ofron siguri dhe kjo shkatërron demokracinë në Shqipëri. Qytetarët intimidohen me lejen e policisë, bëjnë punët e pista që kanë efekt shkatërrimin e demokracisë. Në vitin 2021 u rrahën në prezencë të kryeministrit, për t’i treguar sa të devotshëm janë”, shtoi Alizoti.

“Ky lloj krimi që është kartel, tashmë cakton figura të larta në shtet. Në këtë moment shteti merr tiparet e narko-shtetit”, theksoi më tej Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Flet për sabotim nga Gjermania/ Gazetari: Rama ka humbur mbështetjen ndërkombëtare, nuk e mbyll mandatin

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka gjasa që …