Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, paratë e inceneratorit janë ndarë mes Ramës dhe Veliajt. Ai tha se, ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin, le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë.
“Pra të dashur qytetarë, do të dal unë se pse është thirrur dhe pse do po dënohet. Është tjetër problem, ky është problemi i degradimit politik të Erion Veliajt.
Pra mund të imagjinoni ju se, ky njeri që ka firmosur që në propozimin për ndërtimin e tij, ka firmosur për financimin e tij, ka firmosur për kontratën për pikë të tij, ky njeri ka firmosur për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi sipas Dumanit, ndërkohë që Arben Ahmetaj ‘arrestohet’, që e ka kundërshtuar 4 herë, që se ka fare as për vëzhgim as për mbikëqyrje, që nuk ka qenë dakord, që nuk e ka propozuar.
Pra në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku.
Dhe kjo është e vërteta. Nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët se kjo. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se ku shkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet.
Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë.
Paratë janë ndarë midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës”, tha Berisha.