Padia ndaj Argon Malajt dhe Erion Veliajt për hotelin “Labrisa”/ Kalaja: Pse SPAK nuk i merr të pandehur?

Kryetarja e komisionit të apelimit në PD, avokatja Adriana Kalaja është paraqitur mesditën e sotme në SPAK ku ka bërë të ditur se ka çuar prova dhe fakte për dy kryebashkiakë të Edi Ramës, Agron Malaj, kryebashkiak i Matit dhe Erion Veliaj, i Tiranës.

Për dy kallëzime ndaj Agron Malajt, kryebashkiakut të Matit, adriana Kalaja depozitoi prova të reja se si ai ka favorizuar  vëllain e tij Fatos Malaj për lejen e ndërtimit të një hidrocentrali në Madhesh të Matit.

Ndërsa çështja tjetër që lidhet me Erion Veliajn, Kala ka theksuar se të dy janë ortakë të hoteli ‘Labrisa’ në bregdetin e jugut. Më tej ajo theksoi se kallëzuesi ndaj Veliajt është ajo dhe jo Nesti Angoni, siç pretendoi Veliaj dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ne sot i kemi kërkuar SPAK të na japë informacion se çfarë po bëhet me kallëzimin tonë për hotelin ‘Labrisa’. Çfarë po bëhet me kallëzimin tonë të 31 dhjetorit të 2019, të martën mbushen 5 vite plot, të gjitha lidhen me Erion Veliajn. Ju e kuptoni shumë mirë përsa kohë që korrupsioni nga bashkia Mat duhet të kalojë përmes bashkisë së Tiranës, imagjinoni çfarë bëjnë në Bashkinë e Tiranës. Kështu që në unë sot në emër të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Tatrit i kam drejtuar SPAK sot disa pyetje:

Së pari çfarë po bën me hetimin pasuror të Veliajt, të kërkuar nga në të gjitha kallëzimet penale?

Së dyti çfarë po bën me hetimin ndaj Erion Veliajt si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ky paragraf i thënë edhe nëpërmjet vendimeve të gjykatës së posaçme dhe e treta;

Nga e mori informacionin  Erion Veliaj informacionin që ky personi (Nesti Angoni) është anonim? Dua t’i kujtoj publikut se të dhënat personale të publikut nuk mund të aksesohen nga askush, qoftë ky edhe kryetari i bashkisë, përveç gjykatave dhe prokurorisë. Kështu i kam kërkuar SPAK të na sqarojë kush e ka informuar Erion Veliaj, burime nga SPAK apo nga gjendja civile, që në të dija rastet përbën vepër penale. Unë nuk e njoh Nesti Angonin, por ky mund ta ketë emrin Belinda Balluku, Blendi Gonxhe, Ogerta Manastirliu…të gjithë konkurentët e Erion Veliajt, të gjithë ata që janë të interesuar që veliajt të shkojë pas hekurave për arsye konkurence se kush ka vjedhur më shumë”, tha Kalaja.

Më pas ajo i drejtoi një thirrje Altin Dumanit që herën e tretë kur ta thërrasë Erion Veliajn, të thërrasë sërish Belind Këlliçin pasi i tregon publikut dy anët e politikës, atë pjesën e pisët, korrupsionit, madje edhe me duar me gjak, që përfaqëson Veliaj dhe Këlliçi që përfaqëson atë pjesën e pastër të politikanit.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Shqipëria ka kaluar në rang karteli nga politika e Ramës!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në studion …