Berisha: Kërkoj rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, kërkoi rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt në Shqipëri, ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Ai tha se, akti i largimit nga vendi tregon fytyrën e vërtetë të narko-shtetit dhe diktaturës.

“Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti, me qëllimin e vetëm që ai të largohej për të mos kompromentuar, për të mos u treguar shqiptarëve përmasat e vjedhjes së Edi Ramës dhe klanit të tij.

Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

Ky akt është fytyra e vërtetë e narko-shtetit, e diktaturës.

Erion Veliaj u përcoll pra jo vetëm për t’i shpëtuar dënimit, por për të fshehur krimet e Edi Ramës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, është radha jonë, ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të narko-diktaturës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …