Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e marrë në mbrojtje.
Rama iu referua sërish akuzave të ngritura nga SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe ato që kanë si burim origjine mediat.
Rama tha se ndaj Veliajt po vepron një gjykatë dhe prokurori alternative, duke iu referuar politikës dhe mediave.
Ai vlerësoi se Erion Veliaj është një nga udhëheqësit e PS, i votuar për tre mandate në Tiranë dhe protagonist i ndryshimit të kryeqytetit, ndaj të cilit po bëhet gjyqësi alternative.
“Në kushtet kur një Gjykatë dhe Prokurori alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar një udhëheqës të PS, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e PS dhe qeverisë, jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe shumë për të reflektuar”, tha kryeministri