Nga Gent STRAZIMIRI
Nisi si sot një vit më parë, përmes asaj që konsiderohej e paimagjinueshme se mund të ndodhte ndonjëherë: arrestimit të Sali Berishës (për më tepër për korrupsion…?!).
Më tej, fill pasi ndodhi, konsiderohej
* e pamundur se mund të zhbëhej,
* e pamundur se mund kishte kthim mbrapa,
* e pamundur se mund të kishte më “të nesërme” për Sali Berishën e mbështetësit e tij.
“Katalogu” i sinjaleve direkte e indirekte që e kishin paralajmëruar “fundin e Sali Berishës” në 3 vite rifilloi të publikohej nga gojëpistët e përhershëm, përforcuar dhe me ca të tjerë, rishtarë, “aspirantë për gojëpisët”.
Të gjithë me pagesë!
Secili prej tyre kishte “një burim të sigurtë” të cilit “i kishte dalë fjala” se dhe herë të tjera Berisha dhe të tijët ishin paralajmëruar “se do hanin bar” nëse vazhdonin të ishin “të pabindur”…
I pabindur, jo “fajtor për korrupsion”!?
Ndëshkimi për mosbindjen ishte arrestimi “për korrupsion” dhe kjo analizohej si një fakt evident por aspak si skandal juridiko – politik i pandodhur ndonjëherë më parë në këtë vendin ku dukej se nuk kishte mbetur më “e pabërë” pa u bërë…
Kjo ishte dita “1”!
Pasuan dhe 332 ditë të tjera në acar me lagështirë penetruese, shi e rrebesh, pastaj me vapë asfiksuese ë, e pastaj sërish me shi e rrebesh, gjatë të cilave mijëra të tjerë “të pabindur” si Sali Berisha sfidonin “të pamundurën”!
Pa pushim!
U deshën #333 ditë e disa qindra vetë që nuk u dorëzuan edhe kur u tallën, u përbuzën, u dhunuan dhe “e pamundura” u thërmua!!!
U thërmua së bashku me të thënat e të shkruarat nga gojëpistët e duarfëlliqurit, pengje të së njëjtës mitër që ka 84 vjet që pjell veç persekutim e persekutorë, e bashkë me ta edhe spiuna e shërbëtorë deri në perversitet.
Ato #333 ditë u dëshmuan se nuk ka fuqi që e ndal dot bashkimin, në të drejtën e tyre, të të pafuqishmëve!
Në vetëm #333 ditë, vetëm me prezencën e tyre stoike, zemrën e bardhë e besimin tek e drejta e Zoti në qiell, i thanë “JO” fuqisë së “të pamundurës”!
Dhe e thërmuan!!!
#333 mbase ka edhe domethënie të fuqisë hyjnore;
mbase është numër i Zotit të gjithëfuqishëm, por unë atë fuqi e pashë me sytë e mi në një rrugicë të ngushtë të Tiranës, emetuar nga bashkimi i disa qindra burrave e grave, njëri më i pafuqishëm se tjetri, që nuk u dorëzuan!
Mbetën TË PABINDUR!
Pas kësaj, a mund të ketë më “të pamundur” a fuqi që i ndal…