Berisha publikon videon: Si Don Kishoti me mullinjtë e erës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se beteja e Edi Ramës me rrjetet sociale është e humbur.

“Të dashur miq, Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër medieve sociale.

Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe Facebook keni.

Domethënë problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarë, problemi i madh ishte Facebook-u i tyre me ët cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai nuk e duron dot.

Por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Ai do e humbasë këtë betejë”, shprehet Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …