Berisha: Trofetë e vjedhura i ndërsejnë kundër njëri-tjetrit! (Video)

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video me dy deklaratat publike të Ramës dhe Veliajt për njëri-tjetrin, ku kryeministri i thotë publikisht që do varet në pemë, si shembull që në PS, grupet armiqësore marrin goditjen e duhur, dhe nga ana tjetër, kryebashkiaku që i përgjigjet, se si ka mundësi që zëvëndësi i Ramës, ka bërë gjithë ato pisëllëqe sikurse akuzohet, pa bekimin e kryeministrit.

Postimi 

Lali Eri sulmon Ramën, ndërsa Rama ‘mban fjalën’ që e tha dikur që Erion Veliaj do të varet në pemë! Ndiqni deklaratat!

Rama: Erion Veliaj mund të dali në televizor sa të dojë, të mbjellë pemë sa të dojë por një ditë në një nga ato pemë do të varet, do të varet si shembull që në këtë parti, grupet armiqësore do vazhdojnë të marrin goditjen e duhur.

Veliaj: Si ka mundësi që nuk i dinte këto udhëheqësi, si ka mundësi që nuk i dinte këto Edi Rama, si mundet që të ndodhë që deri te zëvendësi i tij, t’i bëjë këto pisëllëqe të mëdha ashtu sikurse akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?!

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …