Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Bëhet e ditur se, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Rus”.
Policia njoftoi se një person ka qëlluar me armë nga një motor pa targa në drejtim të automjetit. Nga të shtënat janë krijuar vetëm dëme materiale të lehta tek Peugeot dhe një makine tjetër të parkuar aty pranë.
Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia po kryen hetimet për identifikimin e autorit/ëve.
‘Rreth orës 20:10, në lagjen “Partizani”, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.’, njofton policia.
Ndërsa u bë me dije se automjeti që u qëllua mbrëmjen e djeshme me plumba në Shkodër, i përket shtetasit Elvis Hoxha ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”.
Që prej kohës që ai është futur në burg, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin Rus në Shkodër.
U bë me dije se autori dyshohet se ka shkuar në vendngjarje me një motor dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur.