Nga Luçiano BOÇI
Këtë vit Rama është shfaqur si Tiktoker adoleshent duke uruar me një video, përkrah Ismail Qemalit, të krijuar me AI.
Vazhdimisht Rama mundohet ta paraqesë veten si i ngjashëm me Ismail Qemalin.
Për këtë kuron dhe veshjen dhe veten.
Një delir i shpjegueshëm nga komplekset e tij të inferioritetit.
Por ai s’ka asgjë të përbashkët me plakun e Vlorës.
Po kujt i ngjan realisht Rama?!
Nisur dhe nga fotot, por jo thjesht nga ato, Rama i ngjan Babës (HAXHI QAMILIT).
Si Haxhiqamilst që është Rama ka shembur themelet e vlerave mbi të cilat ndërtohet një shoqëri.
Si Haxhi Qamili ka marrë atributet e një kryebanditi që drejton dhe udhëheq bandën e tij politike dhe bandat kriminale në vend.
Ka kryer genocid politik ndaj qytetarëve, ngjashëm si Haxhi Qamili që e kishte fetar.
Ka shpopulluar vendin dhe ka zbrazur krahina të tëra.
Ismail Qemali tentoi një shtet mbi parime e vlera, ndërsa ky ndërtoi një narko-shtet.
Shteti i tij është Haxhiqamilist. I bazuar mbi dhunën.
Rama është Haxhi Qamili i kohërave moderne.
Ismail Qemalit nuk i vjen as tek thembra!




