Berisha: Edi Rama ka vendosur të bëjë “Kurban” TikTok-un, unë ju ftoj ta bëjmë “Kurban” Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ramës për mbylljen e platformës TikTok në vitin 2025. Përmes një videoje të publikuar në TikTok, Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë:

“Edi Rama ka vendosur që në 2025-ën të bëjë ‘Kurban’ TikTok-un. Unë ju ftoj që ta bëjmë ‘Kurban’ së bashku Edi Ramën!”

Deklarata e Berishës vjen pasi qeveria ka paralajmëruar masa për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut, me argumente të lidhura me sigurinë dhe ndikimet sociale të platformës. Ky vendim ka ngjallur debate dhe kundërshtime të forta, veçanërisht nga të rinjtë dhe politikanët opozitarë.

Berisha e ka cilësuar këtë hap si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe komunikimin.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …