Ylli MANJANI
Perlë o perlë humoristike ky fillim viti.
Gjykata e Apelit vendos të detyrojë Sali Berishën të paraqitet.
Hahahahahahahahaha.
Po ku të paraqitet, lind pyetja?!
Në SPAK?!
Po SPAK i ka mbaruar hetimet ndaj Berishës. Masa e sigurimit merret për të garantuar hetimet.
Nuk ka më dosje në SPAK, por në gjykatë. Kjo e fundit ka çmuar se ska pse të ketë më masë sigurie. Atëherë pse duhet të paraqitet në SPAK?!
SPAK sot është thjesht njëra prej palëve në proçesin penal para gjykatës. Atëherë ku të paraqitet, tek pala tjetër?! Po sikur të paraqiten Prokurorët tek Berisha a jemi në rregull?! Se në proces palët kanë mjete të barabarta…
Pastaj, tek kush konkretisht të paraqitet?! Tek OPGJ?!
Po kjo çështje nuk ka më OPGJ, se dosja ka vajtë në gjykatë.
Nuk jemi më në fazën e hetimeve, e kuptoni apo jo?!
Apo mos e dinë se SPAK është postë policie e zonave kufitare apo e qendrave të të internuarve… Janë mbyllur ato posta ore, që në 1990-ën…
As SPAK-u vetë nuk kërkoi paraqitjen e Berishës tek vetvetja!!!
Allahh, allah.
Më mirë të qeshim se çudia i jep seriozitet një llogjike krejt karagjoze.
***
Ore ka filluar mbarë vitriu. Vazhdojnë programet e humorit…
Av. Jordan Daci
Detyrimi për parqitje nënkupton detyrimin për t’u paraqitur para Oficerit të Policisë Gjyqësore ose organit të hetimit gjatë fazës se hetimit paraprak. Tani lind pyetja, Dr. Berisha që është në gjykim ku dhe përse do paraqitet?!
Kaq mjafton për të nxjerrë në pah faktin kur gjykata vepron si robot dhe aq më keq si robot i Prokurorisë dhe injoron logjikën e ligjit.
“Ligjet pa moral janë ligje të kota” thoshin Romakët, po drejtësia pa moral, si do quhej?!