Berisha: Me votën e shqiptarëve me 11 maj firmosim një kontratë të re me çdo qytetar!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fund të konferencës me gazetarët përmendi sërish programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se, do të ketë shpërndarje të re të të ardhurave për qytetarët, ndërsa theksoi se, në 11 maj do të firmoset një kontratë të re me çdo qytetar.

“Një përshëndetje të përzemërt edhe njëherë për qytetarët.

I garantoj se PD po vazhdon me intensitet përpunimin e programit të saj, me të cilin ata nuk do jenë më të skajuar për të ardhurat dhe fondet e buxhetit, por do jenë në epiqendër për një shpërndarje të re në mënyrë që të jenë përfitues kryesor, siç janë në çdo vend të lirë dhe demokratik.

Vetëm në diktatura, buxhetet dhe pasuritë kombëtare shkojnë për diktatorin, ose në pushtime shkojnë për pushtuesin dhe suitën e tyre.

Ky është zotimi ynë për këtë vit të ri dhe ne do i përmbahemi atij.

Me votën e shqiptarëve me 11 maj firmosim një kontratë të re me çdo qytetar shqiptar, një kontratë e cila do të ndikojë pozitivisht dhe konkretisht në jetën e mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …