Berisha: Skapistët janë tmerruar nga denoncimet e mia! Janë vetëm maja e ajzbergut, unë nuk do të ndalem!

Gjatë konferencës me gazetarë, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, SPAK është tmerruar nga denoncimet e bëra nga ai, dhe për këtë arsye është kërkuar edhe vendosja e masës së sigurisë.

“Kryekëput politik.

Unë e dija që ishte politik, nuk kisha asnjë dyshim sepse dosja është dorëzuar në gjykatë dhe sipas të gjitha ligjeve unë kam punë me gjykatën, jo me prokurorinë.

Por Skapistët të tmerruar nga denoncimet e mia, që janë vetëm maja e ajsbergut se unë do paraqes të gjithë nomenklaturën e diktaturës, se ata janë pjesë e nomenklaturës së diktaturës.

Nuk merresha me ta po të mos ishin të tillë, por janë organizatë kriminale në funksion të diktaturës.

Për mua, Altin Dumani është po aq kriminel elektoral sa Taulant Balla, sa Damian Gjiknuri, sa Edi Rama, sepse ai ka mbyllur dosjet e dokumentuara të krimit monstruoz elektoral qeveritar.

Dosjet që faktojnë përdorimin e vrasësve serialë, e bandave të tëra të vrasjeve për motive elektorale.

Ai do me çdo kusht që partia e tij të vazhdojë në pushtet sepse e di se e pret një hetim intensiv për të gjitha vjedhjet dhe shpërdorimet që ka.

Sepse nuk ka zyrtar me rrogë shteti kurrë me 4 banesa, tre të vetat dhe një me qira, i paguan vjehrrit qira, ai i paguan ai vjehrrit, apo ai këtij, nuk e dimë. Mund të jetë e vërtetë, por tre banesa nuk mund të ketë kurrë një rrogëtar shteti.

Një dhe do marrësh një kredi që do punosh të paktën 15 vjet për ta paguar.

Ose ai xhelati i Sigurimit të Shtetit me vila dhe ç’të thuash.

Ose ata të tjerët që bëjnë tregti me bandat.

Këto do jenë objekt denoncimesh të vazhdueshme të sipërmarrjes së përbashkët shtet-krim, krim-shtet’, theksoi Berisha për gazetarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …