Berisha: PD vazhdon takimet me diasporën, unë do të shkoj kur të jetë koha më optimale

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për gazetarët se, takimet me diasporën vazhdojnë çdo ditë. Ai theksoi se, do të zhvillojë takime me diasporën kur ta gjykojë se është koha më e mirë.

PD po vazhdon me takime. Domethënë janë bërë takime në Itali, po organizohen takime të tjera dhe do vazhdojnë.

Problemi më kryesor është identifikimi.

Takimet shërbejnë, por shërben mbi të gjitha identifikimi në vend, në zona, në banesa, në blloqe, në lagje i emigrantëve krahasuar me listat e votimit.

Po punohet në këtë drejtim.

A do shkoj unë, sigurisht do shkoj, cila do jetë koha, këtë nuk e kam përcaktuar se duhet të zgjedh një kohë kur të shkoj.

Do të shkoj kur ta gjykoj se është koha më optimale për efekt elektoral”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …