Berisha: Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor! Në Shqipëri, fjala e lirë ndiqet me burg

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, u ndal te censura.

Berisha tha se, censura mori një goditje fatale me 5 nëntor. Në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg.

“Fjala e lirë, të gjithë e përdorin këtë term, por e vërtëta është që jo të gjithë e përdorin me të gjithë thellësinë e këtij termi, me të gjithë rëndësinë e tij.

Ne sot pas 34 vitesh, kremtojmë atë ditë në një kohë kur fjala e lirë është skajuar në shoqërinë shqiptare, është skajuar në fakt jo vetëm në Shqipëri.

Unë do të doja të thosha që është vetëm Shqipëria, por kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta tmerrësisht e hidhur është se për censurën, në mënyrën më marrëzore, filloi të flitet dhe në vendet e lirisë. Për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën.

Për censurën u krijuan edhe komisione parlamentare, ndër të tjera edhe në Shqipëri, nën etiketën e dizinformimit.

Por prap këto përpjekje shumë të rrezikshme morën një goditje të merituar, për fatin e mirë të njeriut të lirë, morën një goditje fatale me 5 nëntor të vitit 2024.

Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mumuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Tëitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat.

Kohërat ishin të rrezikshme, verbërisht pa u kuptuar.

Kurse në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë. Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg.

Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë.

Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi ti mbrojnë.

Edhe ky është një atak ndaj fjalës së lirë. Debati është një detyrim i njerëzve të lirë.

Sot gjykatës, prokurori mercenar kërkon ti hiqet kryetarit të partisë më të madhe politike opozitare të vendit, e drejta e komunikimit, përveç se me familjarët e tij.

Abuzim total me kushtetutën dhe ligjet. Ky mercenar përcjell vullnetin e një njeriu”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …