Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, se janë armiq të fjalës së lirë.
Berisha tha se, Edi dhe Linda Rama armiq të fjalës së lirë. 36 vite nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.
“Miqtë e mi!
Ndofta asnjë komb nuk ka paguar çmim më të lartë se sa ne për fjalën e lirë.
Dy gjëra duhet të ndihemi krenar. Ato kodet tona të lashta, pavarësisht me të themi, me ngurtësinë e tyre, por ato kanë qenë më të hekurta se të gjitha ligjet për fjalën e lirë.
Lajmësi nuk preket dhe kjo shekuj më vonë është sanksionuar në nenet e Kushtetutës Amerikane.
Së dyti, asnjë komb tjetër nuk ka sakrifikuar për fjalën e lirë, sa kemi sakrifikuar ne shqiptarët në diktaturë.
Karl Jasper shkruan tek ‘Faji gjerman’ se në vitet e luftës në regjimin e Hitlerit, të pretendoje për të bërë opozitë, duhej të hapje varrin me duart e tua.
Ju garantoj se ky rregull ishte pothuajse identik edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Për vargjet e tij, Havzi Nela u var në gusht të 1988, me firmën e diktatorit dhe ngjitur me firmën e diktatorit ishte dhe firma e skulptorit kriminel, i cili mes të gjithë atyre që ishin, përfaqësonte kulturën, artin.
Ndofta duhej të ishte ndër më të paktit, që të mund të firmoste me dorën e tij aty. Jo. Ishte i dyti që firmosi pas Ramiz Alisë, dhe në atë dekret pati të tjerë që nuk firmosën.
Historia në një farë mënyre përsëritet.
Sot pas 36 vitesh nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.
Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret.
Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Tëitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka.
Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë.
Nuk është e rastit kur 10 vite më parë zonja Rama do të ftonte gazetaret në një akt të pashembullt për tu uruar vitin e ri, ky ishte një xhest shumë fisnik, e meritonin gazetarët një respektim. I ftoi në pallatin presidencial.
Por çfarë u tha sulltanesha e Surrelit; në ato artikuj, ato gjilpëra helmi që i çoni burrit tim. Dhe qëllimi pra, ishte makabër, të shpallte artikujt e gazetareve si helme për bashkëshortin e saj.
Nuk do të ndalesha ti jepja një karakter, por ku janë të pandarë ndaj fjalës së lirë dhe qëndrimit ndaj kritikave, atëherë nuk ke sesi të mos i klasifikosh si armiq të egër të fjalës së lire”, u shpreh Berisha.