Berisha: Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret

Gjatë deklaratës së tij për mediat pas daljes nga SPAK, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se PD ka mjaftueshëm kohë për të organizuar primaret, por ka vënë theksin te përpjekjet e saj për të luftuar regjimin aktual.

Berisha ka shtuar se kjo betejë është një akt i fuqishëm antidiktatorial, duke përmendur aktivitetet dhe qëndrimet e fundit të partisë. Ai ka shprehur shqetësimin se mediat pranë qeverisë nuk pasqyrojnë informacionet që ai ofron, duke theksuar ekzistencën e censurës dhe kontrollit mbi median.

“Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret.

Por ju siç e shihni, PD në betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme antidiktatoriale.

Kjo e sotmja për shembull…

Unë do vija vetë këtu po të mos më thërrisnin, por ja që më thirrën.

Keni për të parë ju, mediat e qeverisë nuk do i japin këto që dhashë unë.

harroni se vepron censura. Janë 4 mediat e qeverisë ato”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bozdo: Rezerva e karburanteve është detyrim i qeverisë, jo barrë për qytetarët

Deputeti i PD, Enno Bozdo ka denoncuar sot për mediat projektligjin e qeverisë për krijimin …