Berisha: Do punojmë që çmimet të vijnë në ulje! Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve shqiptarë, duke ofruar një sistem rimbursimi për TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë.

Berisha ka premtuar gjithashtu uljen e çmimeve, duke përmendur një studim të EUROSTAT që tregon se në vitet 2009-2013, çmimet e ushqimeve kishin rënë për shkak të rritjes së numrit të krerëve të lopëve.

“Pa asnjë diskutim që do ketë dhe kjo do jetë karta e konsumatorit.

Të gjitha këto kategori do rimbursohen për TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë të jetës.

Dhe kjo e llogaritur nga ekspertët për pensionet është e barabartë me pensionin e tre muajve, pra është shtesë tre pensione.

Pastaj qeveria do punojë që çmimet të vijnë në ulje.

Ka publikuar këto javë EUROSTAT një studim shumë interesant. Çfarë tregon? Tregon se në vitet 2009-2013, çmimet në Shqipëri të ushqimeve dhe produkteve bazë uleshin. Po pse ranë?

Sepse u shtuan në mënyrë të fuqishme numri i krerëve të lopëve të racës. Vetëm Myzeqeja numëronte 35 mijë krerë.

Këta hoqën çdo subvencion, rritën doganat për kimikatet dhe dengu i barit arriti me atë çmim, sa prodhimi i qumështit të lopës nuk e kompensonte dhe fermerët u detyruan të therin masivisht gjedhët dhe të imëtat.

Dhe sot në krahasim me vitin 2013, blegtoria është më shumë se përgjysmuar.

Përsëri ne rikthehemi të paguajmë për çdo kokë dhe çdo prodhim. Dhe siç ndodhi ato vitet që u rritën, do rikthehet përsëri. Kjo uli çmimet, kjo hoqi qumështin pluhur që tani vjen nga Serbia dhe shqiptarët hanë djathë me qumësht pluhur, përkundrazi eksportohej qumësht, sidomos nga zonat e jugut për në Greqi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SPAK amniston kryebashkiaken e Rilindjes/ Baçi: Po vepron njësoj si me dosjen 184 dhe 339

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në deklaratën për media tha se SPAK, është një …