Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se programi i Partisë Demokratike për 100 ditët e para është vetëm një pjesë e planit të gjerë, që do të përfundojë dhe prezantohet në shkurt. Ky program është fokusuar në zgjidhjen e disa çështjeve emergjente që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, si pensionet, rrogat minimale dhe mesatare, nafta dhe karta e konsumatorit.
Berisha ka theksuar se këto janë çështje që kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe që do të përmirësojnë gjendjen ekonomike të shqiptarëve pas 3 muajsh.
“Dy momente. Së pari nuk përfaqësojnë programin e plotë, por programin e 100 ditëve të para të PD. Programi i plotë është pothuajse në përfundim. Me think-tanket tona, departamentet dhe think-tanke ndërkombëtare dhe do të paraqitet para jush gjatë muajit shkurt. Muaji shkurt është muaji i paraqitjes së dorëzimit të librit dhe programit të PD.
Natyrisht programi trajton të gjithë problematikat e Shqipërisë dhe zgjidhjes së tyre.
Por janë disa çështje sirenat e të cilave ulërijnë në të gjithë Shqipërinë dhe këto kemi vendosur ti kemi në paketën e 100 ditëve. Është lehtë tu thuash shqiptarëve se do të ketë një ndryshim imediat për mirë, dhe nga një anë të duket se kjo është si një premtim bosh. Jo nuk është bosh. Janë pensionet, minimumi jetik, rroga minimale, rroga mesatare, nafta, karta e konsumatorit.
Këta janë emergjencë dhe qytetari shqiptar 3 muaj pas ardhjes në pushtet të PD-së, do të marrë frymë më lirshëm nga gjendja e tij ekonomike.
Unë mund të ju them vetëm një gjë. A e dini ju se nga 505 mijë pensione pleqërie në Shqipëri, vetëm 241 mijë janë të plota, janë 170 mijë lekë. E kuptoni. 55-58% e tyre janë jo të plota, janë drejt hiçit.
200 euro për çdo shqiptar dhe mbi atë bazë nisin llogaritë e tjera. Ai që merr pension sot 120 euro, ai do të marrë 200 euro. Ai që merr pension 170 euro, do marrë 200 euro. Ai që merr ndihmë ekonomike, 60 euro apo sa e merr do marrë 200 euro. Ai që merr pension invalidi nën 200 euro, do marrë 200 euro.
Kjo nuk mjafton, është vetëm hapi i parë. Objektivi absolut dalja në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse do marrë pensionisti malazez 450 mijë lekë. Çfarë ka ai që të marrë 450 mijë lekë pension? Ka një qeveri që nuk vjedh si kjo.
Ka një kryeministër që nuk blen instilacione dhe del në kullën e fildishtë për të uruar vitin e ri.
Po normal, do transformohet, do të jetë një program transformues”, tha Berisha.
![](https://rdnews.al/wp-content/uploads/2025/01/Berisha-660x330.jpg)