Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim drejtues in e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer pranë Partisë Demokristiane gjermane, Thomas Kunze.
Berisha shkruan se, në emër të Partisë Demokratike, i shpreha Z.Kunze mirënjohjen për ndihmesën e madhe, për kontributin shumë të vyer që KAS dhe CDU Gjermane kanë ofruar ndër vite në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike dhe dy vëndeve tona, në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, integrimit Europian dhe standarteve të llogaridhënies politike.
Postimi
Takim me Z. Thomas Kunze, Drejtues i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer pranë Partisë Demokristiane Gjermane.
Kënaqësi të prisja në një takim në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, fondacioni zyrtar i Partisë Demokristiane Gjermane CDU, në presence të Z. Akil Kraja dhe të Deputetit të PD, Z.Tomorr Alizoti.
Në emër të Partisë Demokratike, i shpreha Z.Kunze mirënjohjen për ndihmesën e madhe, për kontributin shumë të vyer që KAS dhe CDU Gjermane kanë ofruar ndër vite në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike dhe dy vëndeve tona, në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, integrimit Europian dhe standarteve të llogaridhënies politike.
PD do të mbetet forca politike më pro-perëndimore dhe më aktive në promovimin e përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë, duke nxitur bashkëpunime intensive me parti simotra me fokus përafrimin e programit qeverisës me strategjitë zhvillimore europiane, edukimin politik të brezit të ri, zbatimin e teknologjive dhe praktikave innovative elektorale, luftën kundër korrupsionit dhe të transparencës qeverisëse etj.
Zgjedhjet e 11 majit e gjejnë PD më të hapur, më të bashkuar dhe më të fortë së kurrë! sb