Keda KACELI
Mirëmbrëma të gjithëve dhe gëzuar Ditëlindjen e Fjalës së lirë, faleminderit shumë Bledi për ftesën. Ndihem shumë e nderuar dhe e privilegjuar të ndaj me ju disa kujtime dhe reflektime mbi Rilindjen Demokratike. Gazeta e fjales së lirë që pa dritën e botimit pas një terri gjysemshekullor diktatorial makaber shpresevrases. Sot kujtoj numrin e pare te RDs kur babi e solli ne shpi dhe fillova te lexoj artikujt e saj dhe ne artikujt e Doktorit nenvizoja me stilolaps blu fjalen demokraci demokratike opozite dhe pyesja mamin dhe babin cfare donte te thonte se fundja isha vetem 10 vjeçe.
Atehere mbaj mend qe babi me tha Demokraci do te thote qe njerezit jane te lire. Kaq duhet te mjaftoje goca babit kur te rritesh do mësosh qe ne demokraci fiton me merite fiton kur fjala e lire eshte si fjala e mire. Njerezit demokrate me tha mami jane zemergjon jane pozitive menojne me te mirën per gjithe njerezit e tjere ne nje bote pa persekutim dhe pa censure. Me te drejta dhe mirësi. Sa shume me pëlqeu ideja e mirësisë dhe lirisë për të gjithe njerezit e botes! Si femi aq munda te kuptoja e deri sa ika nga Shqiperia sa here lexoja RD-ne me dukej se aty behej historia. Do te kete qene atehere kur kam menduar se kur te rritem do mesoj politike dhe histori.
Me vone ne vite do mesoja qe ajo letër ishte lag me gjak martiresh neper hetuesina e djerse te kampit te punes. Me lot nenash me lot burgu dhe flijimi te trupave djaloshare kufijve te atdheut. Ajo letër ishte dëshmia qe kishim mbijetu. Me nje kosto te pallogaritshëm vujtje por kishim mbijetu. “Rilindja Demokratike” do kujtohet për një gjë shumë herë më të rëndësishme, se teknologjia apo numri rekord i shitjeve, qe sado eshte aspekt shume i rendesishem per gazetarin apo redaktorit e kryeredaktorit nuk eshte gjithcka dhe une e dij mire si drejtuese per disa vite e Buongiorno Italia reviste politike ne Itali ndoshta pse jo edhe frymezuar nga RD-ja e dashur. Rilindja Demokratike do kujtohet per njië aspekt më të plotë, më të denjë për tu kujtuar- ajo do kujtohet si gazeta e parë opozitare.
Gazeta e shpreses per liri! Në kuptimin e saj fillestar – Rilindja – është një transformim radikal që përfshiu gjithë komunitetin intelektual, letrar, filozofik dhe artistik që lulëzoi prej fundit të shekulli XIV deri në shek. XVI e që u përqëndrua në bazë të rinovimit të kultit të klasiçizmit; u përhap shpejt në Europë si shenjë e fundit të mesjetës dhe fillimin e civilizimit modern. Pas katër shekujsh, e pare nga larg dhe nga jashte, kjo fjalë mori një kuptim shumë më të thellë, kur u shënua si fillimi i një tribuni politik- i Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në vendin qe kish patur regjimin me te egër diktatorial- në Shqipëri. Bëhej fjalë jo më për një rilindje letrare, as artistike, por për një rilindje politike që do të sillte edhe ndryshimin e filozofisë për jetën, lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
“Rilindja Demokratike” në këtë vorbull titujsh, mbijetoi dhe ecën duke u treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë se Rilindja nisi 34 vjet më parë, shëmbi regjimin gjysmë-shekullor, ideoi bazat e demokracisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin politik dhe në respektin ndaj fjalës së lirë. RD-ja për mua do të thotë syri i së ardhmes, do të thotë kuptimi i gazetës si një vlerë e madhe kombëtare e cila qëndron në këmbë, lexohet, rrit aftësitë për bashkëpunime me njerëz të fushave të ndryshme që ndihmojnë në verifikimin e vlerave demokratike. Për ata që shkruan numrat e parë, për gazetarët që ideuan këtë gazetë, për shitjen e jashtëzkonshme të gazetës, flasin më mirë ata qe janë edhe nuk janë më në këtë gazete, fjasin njerëzit e thjeshtë, lexuesit, intelektualët, të gjithë njerëzit që besojnë ende te RD-ja.
Gazeta “Rilindja Demokratike” përcjell te lexuesi lajmin politik për fjalën e lirë dhe të vërtetë, për rrëfimet e jetës shqiptare dhe këndvështrimin e analizën e ngjarjeve që lidhin botën me Shqipërinë. Gazeta mbush 34 vjeç nga dita e saj e parë. Mbaj mend qe gazeta mirëpriti cdo ide cdo fryme dhe debat madje mirëpriti ne faqet e saj vec njerëzve te lire edhe ata qe dikur kishin patur role mediatike apo politike gjate diktaturës. Gazeta jo vetem nuk i censuroi por iu dha hapësire madje duke treguar nje zemergjeresi qe me ne njerezit e lire ata dikur nuk e kishin patur kurre.
Shume personazhe ndërruan opinionet e tyre ne ato faqe sot disa nga ata nuk jane me dhe do thoja sado e dhimbshme per ne, lum ata. Ata luftuan me pene per demokracine kunder dikatures, por sot jemi ne diktaturën 3.0. Kaluam 50 vitet e ferrit te diktaturës meme i mbijetuam asaj dhe u katapultuam pa kuptuar ne mes te diktaturës se niperve. Ja pra diktatura 3.0 qe sot është me e forte se kurre me kthetrat e saj te pista ka kapur cdo fushe te jetes te shqiptarit dhe me tentakulat e piovres mafioze te narkoshtetit te krimit te organizuar ka mbërthyer fatet e cdo qytetari. Jo vetem tonet si demokrate e njerëz te lire por te gjithe qytetareve. Kam thene se do jem prane njerëzve te mi sa here qe fjala e lire te cenohet sa here te shtypet liria sa here qe mendimi i lire te jete ne rrezik dhe te mbytet ende pa u shprehur.
Nje vit rresht u mbajt ne arrest shtepiak simboli i fjales se lire, kryetari i Partise Demokratike kryetari i opozites sshqishqiptare, Prof.Sali Berisha. Neser mbyllet aplikacioni i tik tokut. Pasneser do i vije radha perseri ndonje kanali televiziv qe nuk i pëlqen Kalifit te Ballkanit e me pas shtypit te shkruar? Kështu fillon diktatura, sot mbyllet e para neser censura te riedukon. Mediumi i lirë eshte arme e forte kunder dhunës së pushtetit oligarko-autokratik. Edhe sa do mendojmë qe ajo qe sme prek mua nuk eshte puna ime? Edhe sa njerez te lire do i shohim e do i numrojme burgjeve per fjalen e lire? Ne nje epizod hetuesie te At Zef Pllumit nji nder kriminelat e kohes i thote “ti me tregon mua ligjin? Un sot jam ligji! Ti je i mbytun ne gjak une te godas me hekur te nxehte. Ligjin sot e bejme ne!” Ka ndryshuar gje nga atehere? Pothuajse asgje. Sot nuk na denojne me torture varje dhe pushkatim por burgosja e fjales se lire mbetet arma e tyre e jashtëligjshme e preferuar.
Ne shkelje te kushtetutes. Se ata jane edhe kushtetuta dhe sot e zbatojne ne nje forme neser e shkelin dikur nuk e zbatojne me fare. A do presim te vije serish ajo kohe vrasjesh? Une shpresoj se jo. Do jemi dikur te vetedijshem qe ajo qe harrohet perseritet. Pa kujtese nuk ka te ardhme. Dhe nuk eshte kurrsesi as rastësi qe RDja lindi ne te njejten dite te Kolosit te Shqiptarizmes At Anton Harapi. Ai rregjimin qe po vinte e parashikoi te erret dhe kohes se vet i kerkoi ta bajme monumentin shqyptar por sado qe komunizmin e përjetoi ne lëkure se u vra mizorisht nder martiret e pare, nuk e pa terrin e ferrit diktatorial komunist gjysemshekullor që përjetuan shqiptarët. Ajo diktature lindi me e vra Shqyptarizmen, e nese nuk arriti me e vra plotësisht e plagosi sigurisht per vdekje. Ndaj mendoj sa nuk eshte vone te shfrytezojme rastin.
Sot eshte koha te mblidhemi te kontribuojme e mos lejojmë te na cenojnë serish fjalen e lire. Ajo eshte e drejte themelore e drejte e shenjte e qenies njerezore. Mendoj se sot eshte nje dite e rëndësishme per ne per eliten intelektuale per shqiptaret e cdo brezi kudo qe jane dhe per gjithe Shqipnine. Ditëlindja e fjales se lire! Une fillova ta lexoj kur isha 10 vjeç, vazhdoj ende e lexoj dhe ia kam percjelle motres me te vogel apo kusherinjve qe u linden e u rrite larg shqiperise. Kjo është vlera e demokracisë sonë shqiptare. Gezuar RD! Poshtë diktatura. Rrnoftë Liria. Rrnoftë Shqypnia!