Skandal në QSUT, Berisha: Urgjenca me mik! Akt i padëgjuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i ka mbërritur nga një qytetar në lidhje me shërbimin në Urgjencën e re në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sipas qytetarit, ai ka shkuar me vajzën e tij në Urgjencën e re në QSUT, por nuk është pranuar me pretekstin se duhet të shkojnë Urgjenca e Infektivit. Ndërsa në fund ka përfunduar në një spital privat.

Po ashtu më tej qytetari denoncon se në Urgjencën e re, pacientët pranohen me me mik.

“Morëm një të afërme infermjere në telefon dhe na tha se tek Urgjenca e re i pranojnë vetëm me mik, prandaj hajdeni nesër se e rregullojmë”, deklaron ai.

Postimi i Berishës

Urgjenca me mik! Akt i padëgjuar!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Miredita dr. Shkova mbrëmë në urgjencë me vajzën tek Urgjenca e re 6 katëshe në QSUT dhe nuk na pranuan. Këtu janë të sëmurët me zemër, na thanë, prandaj shkoni tek Urgjenca e Infektivit. Gruaja pati frikë për tek Infektivi dhe u detyruam të shkojmë në privat. Morëm një të afërme infermjere në telefon dhe na tha se tek Urgjenca e re i pranojnë vetëm me mik, prandaj hajdeni nesër se e rregullojmë. Siç shihet, nuk ka Urgjencë në fakt që u reklamua aq shumë dhe njerëzit sillen sa andej-këtej. Kjo është shëndetësia falas e Ramës që i detyron njerëzit përmes presionesh, as të mos hapin gojë.

About Redaksia

Check Also

Pse Ervin Salianji nuk e ka konsumuar veprën penale për të cilën është duke vuajtur dënimin?

Nga Kreshnik MYFTARI Më 26 Shtator 2024, mbas një gjyqi maratonë në Gjykatën e Apelit, me …