Nga Basir ÇOLLAKU
A është KM Rama në bandën e “Taulantit”, “taulantëve”
Po të “Çyrbes”.
të “Suelit”.
të “Bajrëve”.
të “Veliajt”.
të “339”.
të “sky-enchro”.
Lideri i opozitës kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi një përgjim dosjesh ku Taulanti, gjithmonë nënkuptohet se cilin Taulant ka partia garantonte një grupim kriminal se do ua plotësonte dëshirat e tyre me tendera, me prokurori e gjykatë të bindura, nëse ata prodhonin sasinë e votave të duhura për partinë socialiste. E në listë-kërkesën e tyre gjendej një numër emrash për tu arrestuar e dënuar. Tao përgjigjet krenarisht se ata brenda vitit do të shkonin në burg. Diku edhe i qeshuri Majko nuk dilte aq gazmor.
Kujtoj denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu gjashtë vite më parë
Vëllai i deputetit Rrahman Rraja më vuri armën në kokë në zyrë në prani të Taulant Ballës
Suel Çela i përgjuar bisedonte me Taulantin se duhej të hiqeshin 11 oficerë policie nga Drejtoria Vendore e Elbasanit në të kundërt duhet të kthente 3 milionë euro të dhëna për fushatën elektorale të vitit 2017. Dhe premtimi u mbajt.
Në vrasjet e anëtarëve të fisit Çapja në shkurt 2016 sërisht Taulanti në përgjime teksa fliste me shumë emra me dyshime në veprën e rëndë të ndodhur. Përgjimet ndalojnë e zhduken kur në bisedë del Rama.
Në dosjen Toyota auris sërish del emri i Taulantit në çështjen e parave të trafiqeve. Me Begon me të shkuar telasheplot si shfaqet kudo. Me çunat e Dubait historitë trashen. E në shumë dosje të sky-enchro ka përmendje të shpeshta.
Në dosjen e “Çyrbja” Rama firmos kërkesat e bandave për renditje. Në dosjen “Bajri” drejtuesin politik duhet ta kontrollojnë bandat. Po ata prodhojnë kryebashkiak. KM pranon se edhe ai del në përgjime ku ata thonë takova atë të gjatin. Prokurorë policë e gjyqtarë, zyrtarë drejtësie marrin porosi alla “Taulant” për horra e mafiozllëk, por bekimi vjen gjithnjë nga lart. Veliaj një tjetër set bandash ende jashtë sërish ngrohet nga shefi në liri ku prokurorët tremben nga kanosjet e tij edhe publike. “Xibraka” e Olsit do të flasë së shpejti për punët e kokainës.
Përse shefi i “diasporës” së Ramës nuk po shkon më në USA?!
Si po mbrohet dhe sa do të mbrohet Rama nga “taulantët” e dosjeve njerëz funksionarë të zgjedhur e të emëruar prej tij në qeveri, bashki, drejtësi, polici, biznes, medie??
Ka nisur i shkarkon.
I mban larg.
U flet për dardha rrush e kumbulla dhe ka rënë në BELAA..
Ndërsa SPAK nuk mbërrin në piramidën e së keqes.
Rama kështu po mbrohet në bandat e “Taulantit” bashkë me taulantët..!!!