Berisha nxjerr foton: Dezertori i NATO-s po kqyr terrenin me dylbi, por pa ju hequr kapakët!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka publikuar një foto ku shfaqet me dylbi duke vështruar “armiqtë”. I fokusuar tek pozicioni për të dalë sa më bukur në foto, Vengu ka harruar detajin se kapakët e dylbive janë të mbyllur.

Fotografia është publikuar nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili e konsideron Pirro Vengun si “dezertori i NATO-s”, për faktin se ai nuk u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak në Greqi si shtetas grek.

“Dezertori i NATO-s (nuk u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak kur u thirr si shtetas grek, por u fsheh) Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po kqyr terrenin me dylbi, por pa ju hequr kapakët”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është …