Vajza e liderit të opozitës, Argita Malltezi foli për mediat pasi doli nga zyrat e SPAK. Malltezi bëri me dije se është pyetur si person në dijeni, në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, në lidhje me një deklaratë të vajzës së ish-kryeministrit, ku flet për egzistencën e një video, ku ish-kryetarja e GJKKO-së merr 500 mijë euro ryshfet nga një ish-eksponent i PS-së.
“Gjyqtarja Gjoka ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj. Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen.
Sigurisht që pyetjet e mia, janë pyetje dhe çdo tentativë për të mbyllur gojën e pyetjeve dhe opononencës, është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik. Dhe është një tentativë që do të dështojë pa asnjë dyshim.
Ju keni qenë prezent mediatikisht në atë periudhë. Unë i jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media prej kohësh, të paktën qysh prej gushtit 2024, që e akuzonin zonjën në fjalë pikërisht për ato, të cilat ajo nuk i kundërshton dot, dhe nuk i ka kundërshtuar me sa m’u lexua në ekstraktet e atij akti, po për të cilën ka kërkuar Dumanin që t’i lajë fytyrën.
Vë në dukje standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu që shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë”, tha Malltezi.