Berisha: Çështja Salianji çështje ndërkombëtare, e sanksionuar në 3 rezolutat më të fuqishme!

Çështja e dënimit të Ervin Salianjit ka marrë përmasa ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e organizatave dhe partive politike më të fuqishme në botë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, e quajti këtë rast një simbol të ndërgjegjes së qytetarëve të lirë kudo në botë.

Ai theksoi se Shqipëria është damkosur si një narkoshtet në tre rezoluta ndërkombëtare, që e cilësojnë vendin si një shtet me burgosje politike dhe bashkëpunim mes krimit dhe pushtetit. Sipas Berishës, drejtësia shqiptare nuk është e pavarur, por një mashë politike në duart e ekzekutivit.

Berisha shtoi se çështja Salianji nuk është thjesht një sulm ndaj një individi, por një sulm ndaj të gjithë sistemit demokratik në vend.

“Çështja Salianji është një çështje ndërkombëtare tani.

Pyetje: Kur Drejtësia jep vendime pro është e pavarur dhe kur jep vendime kundër Drejtësia është e varur nga Edi Rama?

Berisha: Mos dëgjo papagajtë e diktaturës, të lutem zonjë e nderuar. Çështja Salianji, është sot çështje e ndërgjegjes të mbarë qytetarëve të lirë në botë. Çështja Salianji, është e sanksionuar në 3 rezoluta ndërkombëtare, më të fuqishmet, të votuara për një vend, në të cilën Shqipëria damkoset si narkoshtet, damkoset si shteti i burgosjeve politike, si shteti në të cilën krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët.

Vijmë te ajo tjetra.

Në mënyrë absolute Drejtësia, do të kishte mbështetjen më të fuqishme të PD, si parti e shtetit ligjor, në qoftë se kjo Drejtësi nuk do të bëhej një mashë e vërtetë politike.

A mund të ndryhet, marrim në rastin konkret Ervin Salianjin, me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, në një kohë kur, në jetën e tij ky nuk ka bërë kurrë kallëzim? Ky njeri nuk ka bërë kallëzim. Ky njeri, si deputet ka bërë denoncim publik në parlamentin shqiptar.

Drejtësia shqiptare është një mashë në duart e diktaturës. Dhe nuk jam unë që e them. Tani, janë 3 rezoluta bbotërore, të të gjitha partive politike të qendrës së djathtë të globit, përfshi partinë që vjen për 3 javë në pushtet në SHBA, Partinë Republikane, partitë e mëdha, Partinë Demokristiane gjermane, partitë e mëdha të Europës dhe botës.

Tani, është e sanksionuar që, Shqipëria ka një Drejtësi të kontrolluar totalisht nga ekzekutivi. Ka një Drejtësi, e cila me qendrimet ndaj krimit elektoral është palë në bllokimin e rotacionit. Ka një drejtësi pra, degë ekzekutivi.

Nuk është ky, vlerësim i Sali Berishës, është vlerësimi i Qendrës Ndërkombëtare Demokrate, është vlerësimit i Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Është vlerësimi i PPE.

Pra, 3 organizata që: njëra grupon 108 parti, tjetra 87 parti, tjetra 83 parti”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video shokuese! Rama kalon nga faza dhe godet tavolinën, “Fuck You”…

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në …