Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit.
Pas takimit, Berisha ka shprehur pikëpamjet e tij për situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë dhe duke kërkuar përmbysjen e asaj që ai e cilëson si “diktaturë të dytë”. Sipas tij, kjo diktaturë është e ndërtuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, dhe është një kërcënim për shqiptarët.
“Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni për të cilin zotohem gjer në orën e fundit të jetës sime.
PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri që, është diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Shikoni, këto instalime janë ndërtuar me ndihmën e BE-së. Janë të standardeve optimale. Çfarë u bëjnë? U vjedhin ministria, Uluziu me me kompani, i lënë pa ngrohje, mund të them që një komision parlamentar do të krijohet vetëm pë të parë situatën e të burgosurve në të gjtihë Shqipërinë.
Se këta njerëz, pavarësisht se janë dënuar dhe kanë kryer vepra penale, përsëri janë në proces riedukimi dhe meritojnë të gjithë trajtimin ligjor. Po le Uluziu me Edi Ramën trajtim ligjor?
Këta janë viktima të vërteta të vjedhjeve në qendër. Po, ua them unë ju.
Kush tha që nuk do të realizohet rotacioni?
Aq sa mund t’i rezistojë bryma diellit, aq mund t’i rezistojë narkodiktatura vrullit popullor.
Nuk jam këtu për të komentuar. Unë jam një politikan shqiptar, nuk jam këtu për të komentuar urdhrat e presidentit në kalim, në përfundim të SHBA-ve dhe në rastin tim konkret, unë besoj se kam bërë të gjitha komentet. Jo tani që, ai po ikën po edhe atëherë kur ka qenë në kulmin e pushtetit.
Pyetje: Z.Berisha, për afro 60 minuta ndenjët në takim me Salianjin, si ishte morali i tij dhe çfarë libri i dhuruat atij?
Berisha: “I lartë”, Franz Kafkën. I solla dy libra. Njërin për, Obert, dhe të dytin, libër të Franz Kafkës.
Personeli i sjellshëm, natyrisht. Problemi është, nuk mjafton personeli, mjafton që, ata duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë. Jo, Nuredinin e mbajnë me palestër dhe me tv dhe të tjera, kurse këta këtu dhe në burgje tjera nuk i japin para për të rregulluar ngrohjen. Pavarësisht se si janë, këta meritojnë”, tha Berisha.