Dora e “zezë” e Ramës për krimet zgjedhore, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Disa muaj më parë SPAK e mori në pyetje si person nën hetim, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gjyqtarja që do të vendosë nëse do e pranojë pushimin e çështjes ose jo në bazë të shortit, është caktuar Etleva Deda. Vetë Ndreu pranoi se dha deklarime si person nën hetim, pasi Prokuroria kishte regjistruar procedim penal pas një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike.

Pjerin Ndreu ishte i dyshuar se ka përdorur paratë e taksapaguesve lezhjanë, që të investojë në një projekt në kohë fushate elektorale. Autoriteti Rrugor Shqiptar, me firmën e ish-drejtorit të arrestuar të saj Evis Berberit i kërkoi Bashkisë së Lezhës, të ndërpresë menjëherë punimet në ndërtimin e trotuarit të ri në rrugën “Xhenjo”, pasi është një segment që e ka nën administrim ARRSH.

Në shkelje të kësaj kërkese, dhe në mes të fushatës elektorale për vendoret ku Pjerin Ndreu kandidonte, ky i fundit nuk i ndaloi punimet, ndërsa u kallëzua penalisht nga Partia Demokratike, për përdorim të fondeve për përfitim votash. Vepra penale që pretendoi pala kallëzuese, ishte korrupsion aktiv në zgjedhje dhe shpërdorim detyre.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu njihet si ‘dora e zezë’ e Ramës për krimet zgjedhore në Qarkun Lezhë, pasi ka dalë në dosjen 184. Por si duket, drejtësia politike nuk ka kurajon e guximin që të prekë askënd pa lejen e Ramës

About Redaksia

Check Also

Ngjashmëria e regjimeve Rama-Maduro, 1/4 e venezuelianëve largohen nga vendi

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado u lirua të enjten, tha lëvizja e …