Merret peng dhe dhunohet në grup një vajzë te “Astiri”

Sipas dëshmive të banorëve të zonë një vajzë është marrë peng në zonën e Astirit në Tiranë. Bëhet e ditur se, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit.

Ndërkohë, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se kallëzimin e ka marrë nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se po dhunohet nga disa persona. Sipas bluve të kryeqytetit, kur efektivët kanë shkuar aty, ajo nuk pranon të hapë derën dhe po negociohet me të.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”, thuhet në njoftim. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …