Pas bashkëshortes, thirret në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule, mik i Veliajt

Miku biznesmen i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është parqitur sot në SPAK. Elman Abule mbërriti në SPAK një ditë pas bashkëshortes së tij, Marisa Nito.

Të dy janë thirrur të dëshmojnë për çështjen e hapur ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve të tij.

Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.

​Edhe Elman Abule refuzoi të flasë për mediat e pranishme.

Kujtojmë se në SPAK janë paraqitur më përpara edhe kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

About Redaksia

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …