Berisha: Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe tmerrit për Ramën dhe Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se, dosja 26/1 përmban çështje në të cilat sipas tij janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas Berishës, kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit, Ramës kur i thotë gazetari për dosje, i dridhet zëri, ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”,-tha Berisha.

I pyetur nga moderatorja se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri tha se, dosja 26/1, në dijeninë time është dosja, Balla-Rama.

“Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1, në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …