Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë,
nga Sekretari Funksional për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit z.Rezenbrik Serjani
Përshëndetje,
Jam këtu në emër të Partis Demokratike Vlorë, për t’u qartësuar vlonjatëve pse Rama vendosi një
prefekt-kushëri në krye të Prefekturës së Qarkut Vlorë?
Ditën e djeshme, sekti Rama bekon Prefektin e ri të Vlorës.
Kush është Prefekti i ri, që si zakonisht, Rama e ka për zakon të sjellë njerëz e individë që Vlorën e kanë parë tërë kohës me dylbi dhe e kanë shkelur atë në ditët e saj me diell, për të bërë plazh e pushime gushti?!
Prefekti i sapo bekuar nga vet Rama, nuk është gië tjetër, thjesht se nië ushtar-kushëri, një diplomat mediokër e I dështuar, që ai e emëron për të konturuar e cimentuar linjat e sektit të tij, që tash e 11 vite e ka kthyer në sistem.
Rama përvec se tallet me Qarkun e Vlorës duke sjellë individë të këtillë që nuk kanë asnjë lidhje me Qarkun Vlorë, në të cilën përfshihen dhjetra komunitete, të cilat Rama dhe sekti i tij ua kanë vështirësuar e përkeqësuar jetesën.
Akoma më tej, me emërimin e prefektit-kushëri, Rama përbuz edhe ata pak socialistë që ndoshta do i përshtateshin këtij qyteti për këtë pozicion, njësoj sic bëri me kryetarin aktual të Bashkisë, ku koha na dëshmoi se njerëz të këtillë, të importuar, që nuk i lidh asgjë me lokalitetin, me Vlorën, janë kryekëput njerëz që shpërfaqin paaftësi, moskokëcarje, keqmenaxhim.
Me këtë prurje, një tjetër institucion i rëndësishëm, sic është Prefektuara e Qarkut Vlorë shkëputet nga zgjidhja e halleve të Qarkut Vlorë dhe do jetë tërësisht në shërbim të interesave okulte të Demonit Rama, që për 12 vjet e ka nëpërkëmbur, anatemuar, e bërë c’ka dashur me këtë qytet, me këtë qark.
E c’mund të presësh nga nje pseudo-analist, nga nje pseudo-gazetar, që në mëngjes merrte rrogën në administratë dhe në darkë shante njerëzit që denonconin korrupsionin qeveritar?
Nuk është cudi që misioni I tij I parë të jetë vazhdimi I masakrës mbi pronat në jug, sidomos ato të Himarës.
Ai është thjesht se një ushtar i bindur që nuk do jetë në krah të qytetarëve të Qarkut Vlorë, në krah të komuniteteve që kanë dhjetra halle e probleme, por do jetë ithtar I një sekti që ka bërë mijëra të zeza kundër Vlorës, vlonjatëve e Qarkut Vlorë.