Nga Bujar LESKAJ
Sot, datë 11 janar 2024, sëbashku me deputeten e Qarkut Vlorë znj.Ina Zhupa, kryetarin e Degës Delvinë z.Erigers Hamiti, ish-deputetin z.Dashamir Tahiri, kryetaren e Degës Sarandë znj.Manjola Cikuli,ish-kryetarin e PD Delvinë Altin Kalapodhi, kandidatin për kryetar Bashkie Delvinë ing.Ilir Mehmeti, celebruam 34 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Dega Delvinë.
Dhjetra demokratë, simpantizantë të Partisë Demokratike, themelues, ish-funksionarë të PD Delvinë ndër vite,kontributorë, te rinj, te reja, zonja të nderuara, u bashkuan në ditën e themelimit të Partisë Demokratike Delvinë.
Në këtë takim mbajtën fjalën e tyre, themeluesi i PD Delvinë z.Petrit Hamiti, kryetari i PD Delvinë z.Erigers Hamiti, deputetja e PD Qarku Vlorë zj.Ina Zhupa, kryetarja e FRPD Delvinë zj.Erinda Mehmeti.
Në fjalën time, shpreha mirënjohje për themeluesit, të cilët me guxim e mençuri themeluan degën e Partisë Demokratike në Delvinë, për drejtuesit e PD Delvinë, z.Ilir Gazeli, z.Agur Jupi, z.Petrit Hamiti, z.Islam Jupi, z.Durim Alimani, për kryetarët e PD Delvinë z.Hari Imeri, z.Altin Kalapodhi, z.Erigers Hamiti, sikurse dhe për ish-deputetët e Partisë Demokratike që perfaqësonin Delvinën në Kuvendin e Shqipërisë, z.Leka Toto, z.Leonard Demi dhe z.Burim Husi.
Falenderova kontributorët e demokratët delvinjotë, që kanë qenë në krah të Partisë Demokratike dhe Kryetarit të PDSH-së Prof.Dr.Sali Berishës.
Theksova rëndësinë që ka programi i Partisë Demokratike në këto zgjedhje, sidomos për Delvinën, e cila nga një qytet i mirëzhvilluar, vend i traditës, kulturës, kryqendër e rajonit të jugut, është prekur nga politikat antikombëtare të qeverisjes së sektit Rama këto 12 vjet.
Delvina, origjina e Sulejman Delvinës, Astrit Delvinës e akademikut Ndriçim Kulla, sot gjendet në kthetrat e Demonit Rama, i cili me politikat e tij antikombëtare i ka marrë frymën ekonomisë së Delvinës, me anën e Reformës Territoriale-Administrative, të cilën u zotova se Partia Demokratike do e rishikoi me prioritet.
U shpreha besimplotë për fitoren e 11 Majit, e cila do shtrihet nga Vermoshi në Delvinë e Konsipol.