Në fjalën e tij përshëndetëse me banorët e qytetit të Pogradecit, kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithe qytetarëve të këtij qyteti, pavarsisht nga bindjet, nga çdo lloj dallimi të bashkohen për të mbrojtur qytetin e tyre, për të mbrojtur këtë trashëgimi mahnitëse të cilën e trashëguan por dhe e mbrojtur dhe do tia përcjellin brezave.
“Do uroj të gjithë qytetarët e Pogradecit për vitin e ri, një vit te mbarë me të mira dhe suksese por me duhet te them se sot mbajtëm ketu tryezën më të vecantë qe sdo te doja të mbahej kurrë në këtë qytet, tryezën kundër agresionit të pamëshirë mafioz ndaj këtij qyteti të bekuar të cilin banorët dhe natyra, zoti e ka lartësuar në nivelin më të lartë në trashëgimi kulturore, natyrore, njerëzore.
Këtë indentitet i cili përbën një privilegj te jashtëzakonshëm për cdo komunitet. Duan tja shkatërrojnë mafia më e rrezikshme e Shqipërisë e Ballkani e Europës, Mafia Rama-Xhafa. Të imagjinosh të ndërtosh kulla për ti mbyllur pamjen qytetit do te thotë ta ckonfigurosh atë, do të thotë ti shkatërrosh fytyrën atij, do të thotë të mos kesh mëshirën, respektin më minimal për këtë qytet dhe banorët e tij. Tejkalon cdo lloj imagjinate!
Nisim vitin me një thirrje për të gjithe qytetarët e këtij qyteti pavarsisht nga bindjet, nga cdo lloj dallimi të bashkohen për të mbrojtur qytetin e tyre, për të mbrojtur këtë trashëgimi mahnitëse të cilën e trashëguan por dhe e mbrojtur dhe do tia përcjellin brezave. Nuk ka gjë më të shëmtuar, nuk ka projekte më të shëmtuara se këto Rama-Xhafa, kanë gjetur një delinkuetë, nje ndërtues te cilin i falin toka, të cilit i japin leje me rradhë, por që një gjykatës ka humbur vendin e punës se ka pirë një kafe me të, se është përson i papërshtatshëm per nje gjykatës dhe si vlla si amez me Ramën e Xhafën. Lutja ime për cdo qytetare të këtij qyteti ështe që te mos pranojë tja zhgarravisin fytyrën e bukur që zoti dhe keta banorë i kanë dhënë këtij qyteti.
Më deklratën e tij dje Spaku tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin por kemi edhe Dumanin anëtarë te bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta. Përsa i përket thirrjes së vajzës sime dje për Irenën me 5 mbiemra ishte gjëja më normale. Përpiqen të përdorin postet, detyrat për të mbrojtur një delikuente, ajo është një gjykatëse delikuente e dënuar por kjo pse është e dënuar është njëra anë, krimi i saj më i madh është se ka fshehur dënimin dhe ajo duhet të kishte dëklaruar në dokumenta zyrtare të vetingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses e cila e ka vendin në burg e jo në sallën e gjyqit.
Në kualicion me partinë e lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është rradha jonë do të përcaktohet nga negociatat, është rradha jonë”, u shpreh Berisha.