Si Nuredini pagoi me 40 mijë euro ministrin dhe deputetin e Ramës për të dalë nga burgu, mjeku…

Nuredin Dumani, tashmë i penduar drejtësie, vazhdon të zbardhë detaje për ngjarje të bujshme dhe për mënyrën se si i ka shpëtuar drejtësisë për vite me radhë.

Në seancën e sotme gjyqësore, ai rrëfeu se një herë doli nga burgu duke dhënë para.

Nuredin Dumani përmendi edhe emrin e ish-ministrit Nasip Naço në këtë çështje.

Dhëndri i vëllait të Naços, sipas Dumanit, ishte mjek. Ai i ka dhënë mjekut shumën prej 40 mijë eurosh përmes avokatit të tij, Alban Bengasi.

Përmes firmës së mjekut, i cili ka lidhje familjare me kreun aktual të Komisionit të Sigurisë, Dumani doli nga qelia.

Nuredin Dumani shtoi se raporti mjekësor u firmos me pretekstin se ishte gati për të vdekur pasi vuante nga zemra.

Deri më tani Nuredin Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera që prej të paktën 10 vitesh ishin një mister për policinë.

 

Nasipi distancohet nga akuzat!

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u përmend në gjykatë gjatë dëshmisë që dha aty vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Sipas Dumanit, ai ishte arrestuar për disa krime të tij, por kishte shpëtuar nga gjykimi falë ndihmës që i kishte dhënë dhëndri i vëllait të Nasip Naços, të cilin e kishte paguar 40 mijë euro.

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit që është mjek. Një mjek ligjor (s’më kujtohet emri) më bëri në gjendje të rëndë për të më liruar nga burgu. Mjeku ligjor m’i bëri letrat sikur vuaj nga zemra” u shpreh Dumani.

Nasip Naço është distancuar nga kjo dëshmi dhe ka thënë se çdo person i implikuar duhet të dënohet.

“Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.

About Krye Redaktor

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …