Si u zhduk foto e Olsi Ramës me trafikantin e kokainës që mbërriti në SPAK në Dhjetor

SPAK njoftoi se ka pezuluar sërish hetimet për Olsi Ramën pasi nuk ka gjetur fakte. SPAK nuk jep asnjë detaj nëse ka bërë hetime dhe prova të reja. Kryetari i opozitës, Berisha ka denoncuar dy ditë më parë një skandal në lidhje me këto prova që kanë mërritur në SPAK. Sipas tij me 12 dhjetor të vitit të kaluar ka mbërritur në SPAK foto e Olsi Ramës me kryetrafikantin e skandalit të loboratorit të kokainës së Xibrakës, Genci Xhixha. SPAK nuk e ka përgënjështruar këtë denoncim të Berishës sikurse ka bërë herë të tjera dhe tani duhet të japë shpjegime se si është zhdukur kjo foto.

“Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM.

Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit.

Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.

Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë.

Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.

Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T.

Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme.

Kështu thotë BKH-ja dixhitale.

Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë”, tha Berisha.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Anulohet tenderi 364 milion euro për autostradën Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar këtë të hënë, më 14 korrik, se koncesioni …