Çfarë gjetën prokurorët nga kontrolli i djeshëm tek apartamenti i Ajolës në Sky Tower?

SPAK ka vazhduar veprimet hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të dy të dyshuar si pjesë e një skeme të pastrimit të parave të korrupsionit.

Të martën, 14 janar, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle të befasishme në një apartament që përdorej nga Ajola Xoxa në funksion të kompanisë së saj “Harabel”.

Një burim tha për Lapsi.al se kontrolli është kryer me vendim të gjykatës speciale dhe se apartamanti gjendej tek Sky Toëer në Tiranë. I njëjti burim tregoi se në banesë janë sekuestruar dokumenta të nevojshme për hetimin e skemës së pastrimit të parave të ngritur nga miku i Erjon Veliajt, Elman Abule.

Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito u morën në pyetje nga SPAK disa ditë më parë. Bashkë me Erjon Veliajn dhe Ajola Xoxën ata dyshohet se janë pjesë e një skeme të pastrimit të parave, në bazë të së cilës SPAK ka ngritur tre akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

About Krye Redaktor

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …