Presidenti i zgjedhur i amerikan, Donald Trump, tha se ishte arritur një marrëveshje për pengjet, të cilët do të lirohen shpejt nga Hamasi.
“Ne kemi një marrëveshje për pengjet në lindjen e mesme. Ata do të lirohen shpejt. Faleminderit!”, Trump shkroi në Truth Social.
“Me këtë marrëveshje në fuqi, ekipi im i sigurisë kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të vazhdojë të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për të siguruar që Gaza nuk do të bëhet kurrë më një strehë për terrorizmin. Ne do të vazhdojmë të promovojmë paqen përmes fuqisënë gjithë rajonin, ndërsa ndërtojmë mbi këtë moment të armëpushimit për të zgjeruar edhe më tej Marrëveshjet Historike të Abrahamit. Ky është vetëm fillimi i gjërave të mëdha që do të vijnë për Amerikën, dhe në të vërtetë, për botën!”, ka pohuar më tutje 78-vjeçari. Ndërkohë, një komunikatë që e lëshoi Hamasi, thuhet se grupi ka pranuar armëpushimin me Izraelin.
“Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Khalil Al-Hayya, ka miratuar lëvizjen për një armëpushim dhe shkëmbimin e të burgosurve”, thuhet në komunikatën e Hamasit.
Kjo informacion vjen pasi negociatat disa javëshe në Doha, me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-ve, arritën të afronin pozitat dhe të ushtronin presion për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.
Për të finalizuar marrëveshjen, tani duhet të miratohet edhe nga kabineti izraelit i sigurisë, ndërkohë që mediat izraelite njoftojnë se do të ketë një afat dy-ditor për dorëzimin e ankesave në Gjykatën e Lartë të Izraelit.