Ervin Salianji feston sot ditëlindjen në qeli si i burgosur politik!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji feston sot ditëlindjen, ku bën 37 vjeç, teksa kjo ditë e shënuar e gjen atë jo siç ai do të dëshironte, pasi do ta festojë për herë të parë në qeli.

Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Lidhur me ditëlindjen e Salianjit ka reaguar deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se ish-deputeti demokrat këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur.

Postimi i Zhupës

Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik!

Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj rradhe është ndryshe.

Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë.

Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …