Gjergji: Shqipëria vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që luftojnë për të përballuar jetesën, prandaj minimumi jetik është i nevojshëm

Deklarata e deputetes se PD, Zheni Gjergji:

Shqetësimet që ngre Opozita për varfërinë e gati gjysmës së popullsisë, Edi Rama i quan shpifje dhe të pavërteta.

Kur ndonjë media pasqyron këtë realitet, e etiketon “kazan”. Sipas tij, kush kritikon është i verbuar nga arritjet e mëdha të qeverisë dhe atij vetë.

Po çfarë thonë vetë qytetarët në një sondazh të bërë së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, një organizatë e mbështetur nga Bashkimi Europian.

Shqiptarët renditen të parët përsa i përket pakënaqësive të përvitshme, si në ekonomi, shërbime publike, nevojat bazike, çmimet e larta, pensionet e ulëta, mungesë shansesh punësimi, akses i dobët në shërbimet shëndetësore.

93% e shqiptarëve mendojnë se pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme, niveli më i lartë i pakënaqësisë krahasuar me vendet e rajonit ku perceptimi varion nga 48% deri në 70%.

99% e qytetarëve shohin me shqetësim rritjen e çmimeve në përgjithësi, nivel ky ekstremisht i lartë krahasuar dhe me vendet e tjera të rajonit që varion me 55-80%.

48% e qytetarëve janë plotësisht të pakënaqur me shërbimin shëndetësor, sërisht nivel i lartë krahahsuar me vendet e tjera të rajonit, tek të cilat luhatet midis 25-40%.

Vetëm 1% e shqiptarëve janë plotësisht të kënaqur me shëndetësinë, por dhe kjo e dhënë është 3 deri 6 herë më pak krahasuar me vendet e rajonit.

74% e qytetarëve janë të pakënaqur me kujdesin ndaj të moshuarve, shifër kjo dyfish më e lartë krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit.

93% e qytetarëve shprehin shqetësim për nivelin e pagave, një përqindje kjo tepër e lartë me mesataren e rajonit, duke reflektuar një krizë të thellë ekonomike dhe kosto të rritur të jetesës.

47% e qytetarëve pranojnë se japin para nën dorë për shërbimin shëndetësor, dy herë më shumë se në vendet e rajonit.

SecuriMeter 2024 thekson se Shqipëria në 4 raportet e viteve të fundit, del vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që luftojnë për të përballuar jetesën.

Këto të dhëna flasin për realitetin që mundohet të fshehë qeveria.

Varfëria është mes nesh dhe në nivele alarmante.

Pas 12 viteve të Rilindjes vetëm llogaritë e qeveritarëve kanë rilindur, qytetarët kanë humbur në të ardhura dhe kanë fituar në pasiguri.

Raporti i fundit i publikuar nga SecuriMeter 2024 vërteton gjendjen e përkeqësuar të situatës së përgjithshme ekonomike të qytetarëve shqiptarë me një rënie prej 13% krahasuar me një vit më parë.

Ndaj Partia Demokratike ka hartuar një paketë të plotë të Emergjncës Ekoniimike për 110 ditët e para të qeverisjes.

Duke nisur me minimumin jetik 200 euro, rritje 20% të pensioneve mbi minimumin jetik, me caktimin e pagës minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, aplikimi i kartës së konsumatorit që rimburson tvsh e ushqimeve të shportës për ata në pamundësi, indeksim të energjisë elektrike dhe ujit për pensionistët dhe personat në nevojë.

Asnjë vend nuk mund të ecë përpara nëse gjysma e popullit është në varfëri.

Qytetarët kanë në dorë ta kapërcejnë pragun e mjerimit, ku e ka futur Edi Rama Shqiëprinë, me votën e 11 Majit.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …