Ne po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është përfshirë në një betejë të përgjakshme mes tyre

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale tha se, gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike.

“U bënë disa kohë që na ka munguar komunikimi direkt së bashku.

Ndaj dhe jam sot para jush për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve, për të dëgjuar komentet dhe mendimet tuaja.

Zhvillime të mëdha kanë ndodhur gjatë këtyre javëve.

PD po shpalos me sukses të veçanët programin e saj.

Gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike.

Të vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro.

Të vendosim kartën e konsumatorit për të gjithë shtresat në nevojë, pensionistët, rrogëulëtit, kartë e cila është e barabartë me tre pensione, duke rimbursuar kështu TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blejnë pensionistët.

Do të rishqyrtohet në themel çmimi i naftës, jo për të kontrolluar çmimin, ne nuk kontrollojmë çmimin, por ju e dini se Edi Rama u merr qytetarëve shqiptarë 1.1 euro për çdo litër naftë dhe kjo është një nga taksat më të larta në botë.

Taksa ndër më të lartat në botë dhe kontrabanda e rreth 40 përqind të naftës që konsumohet në Shqipëri, bën që ju të paguani një nga çmimet më të larta në botë.

Kjo situatë do marrë fund, çmimi i naftës nuk do luhatet kurrë më shumë se 10 përqind më pak ose më shumë se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni, që në mënyrë konstante është 30-50 përqind më i ulët.

Energjia elektrike do njohë edhe ajo ndryshime thelbësore në çmimin e saj.

Fashoja 300 kilovatë do rikthehet jo në 7.7 lekë, por në 7 lekë.

Për biznesin, do rikthehet nga 18 në 6 lekë.

Mbi fashon 300 kilovatë do vendoset një tarifë mbi 10 lekë.

Pra, do ketë ndryshime të mëdha në çmimin e energjisë.

Ndryshime do njohë edhe çmimi i ujit.

Këto janë paketa e emergjencës.

Por një program suksesi i vërtetë do të paraqitet për biznesin dhe fermat në Shqipëri.

Pra, në rast se ne po paraqesim para qytetarëve shqiptarë programin me të cilin shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri dhe me të cilin ne krijojmë një klimë miqësore për biznesin dhe suksesin e tij, pala tjetër është në një betejë të përgjakshme me njëri-tjetrin.

E vërteta është se ajo që po zhvillohet në pallatin e pushtetit të krimit ka reminishencat e betejave të mëparshme të zhvilluara gjatë diktaturës.

Numri dy i PS është de facto një kufomë politike e pakallur. Shfigurimi i njeriut arrin deri aty sa nuk guxon të akuzojë Edi Ramën apo Anesti Angonin, por akuzon familjarët e tij.

Pra, Edi Rama vetë, pavarësisht nga firmat që mori nga një delinkuent në Skapin e partisë, është në problematika të mëdha personale me McGonigalin. Është në problematika të mëdha me Olsi Ramën.

Pra, këta zotërinj nuk kanë çfarë u paraqesin qytetarëve përveçse avokatinë për krimet që kanë bërë.

Ne paraqesim para qytetarëve zgjidhjet absolutisht më të mira të problemeve të përditshme me të cilat ata përballen dhe të perspektivës së tyre.

Jam këtu për t’u përgjigjur çdo pyetje dhe për të dëgjuar çdo koment tuaj në këtë proces shumë të rëndësishëm të komunikimit me ju”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“O Erion, o hajdut”, të burgosurit “revoltë” nga qelitë e 313-tës

Teksa para Gjykatës së Posaçme po mbahet një protestë nga punonjësit e Bashkis së Tiranës …