Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seancë në shqyrtim të akimimit të Partisë Demokratike për Portin e Durrësit.
Padia e dytë që është paraqitur në Gjykatë Kushtetuese opozita trajton aspekte të shkeljeve kushtetuese dhe bashkëshoqërohet me një letër të dërguar Komisioneres për Konkurrueshmërisë në BE, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është përgjigjur se BE po e ndjek këtë çështje. Më herët GJK, zgjodhi të mbajë anën e pushtetit dhe rrëzoi një padi të opozitës në lidhje me portin.
Në seancën e sotme, anëtarja e GJK, Marjana Semini u drejtoi një pyetje përfaqësuesve të PD, si palë paditëse se çfarë kuptojnë në pretendimin e tyre me termin, “rizhvillim i portit” nuk është brenda këtij termi. “Cili është sipas jush kuptimi i termit rizhvillim i një objekti të caktuar siç është Porti i Durrësit…”,- pyeti ajo.
Përfaqësuesit e PD si palë paditëse janë përgjigjur se ky term, me aq sa është vënë në dispozicion nga Parlamenti, kuptohet se bëhet fjalë për zhvillimin e portit aktual, modenizimin e tij dhe jo asgjesimin e portit aktual dhe ngritjen e një porti të ri diku tjetër.
“Ne kemi kuptuar se bëhet fjalë për rizhvillim dhe modernizim të portit aktual aty ku ishte. Pavarësisht se aty janë aty janë hedhur milionë euro në të shkuarën përmes konçensionarëve për zhillim, ne e bëjmë ndarjen se, se rizhvillim quhet një modernizim i portit si një strukturë e transportit detar për mallra dhe qytetar”,- u shpreh përfaqësuesja e opozitës.
Ndërsa nënkryetari i PD, njëkohësisht deputet dhe drejtues politik i Durrësi, Oerd Bylykbashi ka theksuar marrëveshja parashikon rizhvillimin e Portit të Durrësit dhe Porti i është një entitet, një nyje transporti detar dhe mund të kthehet dhe në nyje tranpsorti ndërkombëtare hekurudhore…
“Porti i Durrësit është një nyje e transportit ndërkombëtar detar. Ka qenë dhe mund të rikthehet në një nyje e transportit ndërkombëtar hekurudhore. Është nyje e transportit rrugor shqiptar dhe ndërkombëtar. Është nyje e transportit të pasagjerëve dhe më pas nyje e të gjitha aktiviteteve ekonomike që lidhen më të. Është nyjë e sigurisë kombëtare, aty nisi një nga stervitjet më të mëdha të NATO-s, që nisi atu si pikë dhe përfundoi në Balltik.
Projeketet e zhvillimit kanë patur gjithmonë qëllim rritjen e kapaciteteve të atij porti. Marrëveshja u bë në myrë të fshehte dhe ndërkombëtarët ndërprenë të gjitha marrëveshjet e investimeve pasi u njohën me atë. Me këtë marrëveshje ky port ikën, nuk është më. Sipas vlerësimit konservator, porti i ri që do ndërtohet diku tjetër do shkojë deri në 1-miliardë, ndërsa ekspertët e pavarur parashikojnë se do të shkojnë deri në 2-miliardë euro. 400-milionë do t’i paguajnë qytetarët shqiptarë nga xhepat e tyre vetëm për tre vitet e para. Dhe kjo nuk mjafton për ta bërë projektin e portit të ri. Ndërkohë zhduket porti aktual për të bërë diçka tjetër, port të ri”, thkesoi Bylykbashi.