Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti! Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bisede në rrjetet sociale tha se, ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës.

“Primaret së shpejti do të shpallen, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen.

Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës. Është garantuar një postë e paanshme në princip, një postë prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto. Ndërkohë mekanizmat e kontrollit të dyanshëm, në të gjitha etapat e numërimit të këtyre votave. Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit, që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin, ndryshimin. Primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …