Berisha: Flirtet me PS-në nga klerikët e feve janë shkelmim mbi martirizimin e klerit heroik shqiptar

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjatë bisedës në rrjetet sociale edhe flirtet e klerikëve të feve me rilindjen. Berisha tha se, Partia Demokratike ka një trashëgimi të veçantë, krahasuar me partinë tjetër.

“Partia Demokratike ka një trashëgimi, ajo lindi së bashku me besimet fetare dhe u lind dhe triumfoi sëbashku me ringjalljen e këtyre besimeve në Shqipëri. Ka patur dhe ruan marrëdhëniet e respektit të dyanshëm më të vendosura, më të qarta.

E kundërta, është partia tjetër, ka për trashëgimi, ndofta ndër më uniket në botë, rrafshimin e mijërave institucioneve të kultit, burgosjen, ekzekutimin, internimin të mbarë klerit të tre besimeve fetare dhe shpalljen e Shqipërisë si shteti i parë ateist në botë.

Flirtet me këtë parti janë shkelmim mbi martirizimin e klerit heroik shqiptar, janë shkelmim mbi vakëfet, vendet e shenjta, kishat, teqetë dhe xhamitë që njohën në Shqipëri, nën sundimin e kësaj partie një barbari të pashembullt në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ajola legjitimonte aq shumë para që i jepte Veliaj sa kartmonedhat 500 euro ishin mykur dhe banka i refuzonte

Zbulohen detaje shokuese nga dosja e SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa. Gazetarja Klodiana Lala tregoi në …