Nga Gent STRAZIMIRI
Në fakt, është një gënjeshtër me shkrim, me vulë e me Vendim ‘Gjykafshe’!
Nuk është zëvendësuar masa ‘Arrest në shtëpi’ me masën ‘Detyrim paraqitje’!
Është zëvendësuar gjendja juridike ‘I LIRË’ me masën ‘Detyrim paraqitje’!
Në momentin kur ky gjësendi ka marrë vendimin në emër të ‘Gjykafshës së Apelit’, Sali Berisha ishte I LIRË!
Me Vendim Gjykate!
Ky gjësendi e ka vendosur nën ‘masë sigurie’, madje, të pakërkuar nga asnjëra prej palëve në proçes… ç’ka nuk i lejohet!!!!
E ka bërë, siç dhe e shkruan, i ndërgjegjshëm që është lideri i opozitës, në prag të një fushate elektorale në të cilën i duhet të jetë i lirë të lëvizë… dhe prandaj nga ‘I LIRË’ e vendos nën masën ‘Detyrim paraqitje’!!!
Si e argumenton?
Thotë ‘(…) duke qëndruar 333 ditë në arrest (…) e ka shlyer në një farë mase (…) pasojën (…) për moszbatimin e masës së mëparëshme (…)’
Domethënë:
* ka shlyer ‘dënimin’! Është ndëshkuar me 333 ditë arrest, dhe kjo mjafton!
Unë deri më sot, nuk kam lexuar në shqip një arsyetim më brutalisht ‘anti-Strasburg’ se ky!!!
Pikërisht për ‘masat e sigurisë’, Gjykata e Strasburgut shprehet se:
* rëndimi i masës sigurisë nuk duhet të përdoret si ‘mjet ndëshkimi’ dhe aq më pak si ‘dënim’ ndaj të akuzuarit por, si sigurim i procesit përballë një cënimi, në rastin konkret ‘largimi i të akuzuarit’ për t’i bërë bisht procesit…
Në asnjë moment prokuroria nuk ka pretenduar se Sali Berisha mund të largohet, dhe kësisoj nuk ka patur nevojë për një ‘masë sigurie’ përderisa nuk ka një ‘cënim sigurie’.
Përkundrazi!
Prokuroria është ankuar se ‘ai (Sali Berisha) është gjithë ditën nëpër media duke folur për akuzat dhe procesin…’!!
Edhe sikur prokuroria të kishte pretenduar se Sali Berisha mund të largohet, Gjykata e Strasburgut shprehet se kjo nuk do të mjaftonte!
‘Autoritetet duhet ta mbështesin pretendimin mbi argumenta që provojnë rrezikun e largimit të të akuzuarit’, thotë Strasburgu…
Përsa i takon ‘pasojës së dhënë nga dispozita ligjore për moszbatim të masës së mëparëshme’, veçanërisht në rastin e Sali Berishës është e paaplikueshme.
Kjo, jo për shkak të pozicionit politik e as të moshës! JO!
Është e paaplikueshme sepse Sali Berisha ka refuzuar vendimin e gjykatës së nivelit më të ulët që njeh juridiksioni shqiptar, bazuar në një Vendim, të Gjykatës Më Të Lartë që njeh juridiksioni shqiptar:
GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT – STRASBURG!
Ditën kur të gjitha këto të sanksionohen sërish me Vendim të Gjykatës së Strasburgut,
* çfarë do të ndodhë me ‘gjykafshat’ shqiptare, duke nisur nga ajo Kushtetuese e duke përfunduar tek secili prej ‘gjësendeve’ pjesëmarrës a vendimmarrës në këtë kafshëri ku masakrohen të drejtat e njeriut si në një gosti çakejsh?
A do mbajë njeri përgjegjësi?
Kjo është çështja!
Gjithësesi, deri atëhere: SPAK YOU