Një 36-vjeçar i identifikuar si, Vasil Kamberi ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu në një pyll. Mësohet se është bërë transporti i tij për në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë në helikopter për shkak të plagëve të marra.
Autori i krimit mësohet se është identifikuar si Flamur Kamberi.
‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital’, njofton policia.
Policia informon se autor i ngjarjes është një i afërm i 36-vjeçarit.
‘Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme’, thuhet më tej në njoftim.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.