Nga Adriana KALAJA
Cilido që përmend emrin e deputetit Alibeaj, kujton atë tradhëti të rëndë dhe atë dëm të madh prej mbi 3 vitesh, që i bëri Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Në fakt pagesa dhe favoret për këtë i janë bërë këtij sharlatani pseudo opozitar:
– Shkaktimin e dëmit sa më të madh Partisë Demokratike dhe Opozitës.
Sidomos kur në mënyrë antiligjore, pazarexhiu Lulzim, zgjodhi super pazarexhiun Enkeled, në krye të Partisë Demokratike, edhe për shkak të bashkëjetesës që kishte me gjyqtaren e kushtetueses, Xhaferllari.
E mbani mend sesi filloi.
Nga “Non Grata” pa fakte e prova e deri te fabrikimi i dosjes “Partizani”.
Në të gjithë këtë veprimtari kriminale dhe antishqiptare, Edvin Kristaq Rama, nuk mund të gjente zvarranikë më të devotshëm se këta “opozitarët” në kërkim të tutorit të rradhës.
Të ndodhur të braktisur nga demokratët nga njëra anë po edhe e presionit të tutorit pagator nga ana tjetër, aktiviteti i tyre kundra interesave të Partisë Demokratike, Opozitës Shqiptare, Pluralizmit dhe vetë Demokracisë, bën xheloz çdo rilindas.
Ju kujtohet besoj, mllefi dhe urrejtja që shfaqi ky individ në Komisionin e Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e Z. Berisha, ku pasi me praninë e tij formoi kuorumin e nevojshëm, fliste për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, ndërkohë fallsifikonte deklarimet në ILDKPKI lidhur me bashkëjetesën me gjyqtare Marsida Xhaferllari dhe rrjedhimisht, të ardhurat apo përfitimet e paligjshme nga pushteti në këtë veprimtari.
Po kështu, Ju kujtohet sesi ky zvarranik e të tjerë bashkëpuntorë, i dhanë një ndihmë të madhe regjimit në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Teatri me aktorë të neveritshëm, skenar të dobët, por me regji të pushtetit e shpërblime të majme vijon.
Të rrënuar dhe pa ide, të paturp në moral dhe në integritet, shërbimi i përkohshëm ndaj pushtetit, është kuptuar nga opinioni publik, por ky nuk është shqetësim për ta.
Se duhet të kesh fytyrë që të të skuqet thotë populli, por me shërbimin që dyshja Lulzim – Enkeled po i bëjnë pushtetit mafioz, do jetë shumë shpejt temë e një statusi tjetër.
Deputeti Alibeaj, pasi i dhuroi me sabotimin e tij pjesën më të madhe të bashkive, pasi u vu në shërbim të Edvinit të Kristaqit apo vëllait të Olsit të Xibrakës, kur luajti rolin kryesor për dhënien e autorizimit për arrestimin e Z. Berisha, edhe gjatë darkës ku ndan krevatin me bashkëjetuesen duke bërë kështu jetë të dyfishtë, u kujdes që jo vetëm ajo të votonte kundra ligjit dhe Kushtetutës duke ndikuar edhë te gjyqtarë të tjerë, të lidhur edhe këta në shumicë me pushtetin.
Sipas vendimit paraqitur në fotot 1 dhe 2, me votim 8 pro dhe 1 kundër, është rrëzuar kërkesa e jo më pak se 1/5 e Kuvendit për interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, duke mos legjitimuar deputetët, ndërkohë lighi organik i kësaj gjykate nuk kërkon legjitimitet vetëm për 2 subjekte:
- Presidentin.
- Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit.
Ja pra të dashur miq.
Jo vetëm që gjyqtare Xhaferllari nuk duhet të ishte fare pjesë e trupës gjyqësore për shkak se:
- Bashkëjetuesi e kishte dhënë mendimin e tij.
- Bashkëjetuesi e kishte shprehur në publik konfliktin që kishte në këtë periudhë me deputetët që i ishon bashkuar Z. Berisha,
por ka lobuar te kolegë dhe ka votuar kundër kërkesës së jo më pak e 1/5 e Kuvendit.
Po kështu, edhe në vendimin tjetër të paraqitur në fotot 3 dhe 4, ku megjithëse i është kërkuar përjashtimi nga çështja, Mbledhja e Gjyqtarëve ka rrëzuar kërkesën për “dorëheqje” të gjyqtare Xhaferllari, pa hetuar faktin më të rëndëdishëm dhe të ditur botërisht se:
– A bashkëjeton Marsida Xhaferllari me deputetin Alibeaj?
Kaq e thjeshtë është.
Nëse kjo trupë gjyqësore, do kishte interes mbrojtjen e Kushtetutës, këtë qëndrim duhet të mbanin në 17 dhjetor 2024, në 14 janar 2025 dhe sa herë që vërtetohet konflikti i pastër i interesit.
Vendimet le ti marë si të dojë kjo trupë, se turpi do bie mbi ta kur të shihen këto shkelje të rënda në Gjykatën e Strasburgut, por turpi më i madh është se e kanë vërtetuar para opinionit publik se janë trupë AntiKushtetuese dhe AbtiShqiptare.
Meqenëse kjo trupë AntiKushtetuese ka refuzuar të marë në shqyrtim provat e depozituara nga unë më 13 janar, dhe kërkesës së bërë nga unë më 14 janar për përdorjen e tyre në gjykimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtare Xhaferllari, i ftoj të lexojnë statusin që bashkëjetuesi Alibeaj ka bërë në fotot 5 dhe 6, duke pranuar kështu bashkëjetesën.
Se ashtu siç e kemi thënë, ne nuk kemi problem bashkëjetesën, por pse fshihet ajo nga bashkëjetuesit, duke e nxjerë gjyqtare Xhaferllari, në konflkkt të pastër interesi më këto çështje.
Gjithashtu, ripërsëris se ne nuk na intereson se më kë ndan krevatin gjyqtare Xhaferllari, po me kë ndan pazaret në kurriz të demokratëve dhe qytetarëve pasi, theksoj se:
– Asnjëherë gjyqtare Xhaferllari nuk ka votuar pro interesave të PD, demokratëve apo qytetarëve, por vetëm pro interesave të bashkëjetuesit të saj Alibeaj.
Ndaj them unë me bindje dhe përtej dyshimit të arsyeshëm, se Mardida Xhaferllari, është përmbaruese e pazareve të Rama – Alibeaj.
Po jo për shumë kohë.
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Shihemi së shpejti……
PS: Ftoj sharlatanët mediatikë dhe jo vetëm, që pasi të lexojnë statusin e Aliveajt, të mos bëjnë gabimin e Alibeajt duke pranuar bashkëjetesën, por të na tregojnë pse është fshehur ajo.